Peci: Askush dhe asnjë nuk do të dalë mbi interesin e Republikës, na priftë e mbara

Peci: Askush dhe asnjë nuk do të dalë mbi interesin e Republikës, na priftë e mbara

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Faton Peci, ka shkruar në Facebook në ditën ku u regjistrua si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka postuar një fotografi bashkë me deputetët e tjerë të Listës Guxo që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Peci ka thënë se pesha e qytetarëve matet me përgjegjësi. Ky reagim vjen para 15 prillit, ku zyrtarisht bëhet betimi në senacën e parë të legjislaturës së re.

“Pesha e besimit të qytetarëve matet me përgjegjësi!  Sot, rifillon misioni për ta përmbushur po këtë besim e përgjegjësi.  Me përulësi betohem se askush dhe asnjë nuk do dalë mbi interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka thënë Peci.

Related Articles