Peci e fajëson opozitën për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Peci e fajëson opozitën për dështimin e konstituimit të Kuvendit

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka reaguar pas dështimit të seancë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, rapoton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka fajësuar partitë opozitare, të cilët sipas tij me sjellje recidiviste, e pamundësuan procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja.

“Recedivistë në gabime! Pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të Kuvendit, opozita braktisi takimin konsultativ, dështuan sërish edhe në përpjekjen e dytë për të kontribuar në një zgjidhje institucionale. Me këtë sjellje recidiviste, opozita po e pamundëson procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja. Opozita e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më thellë në spiralen e bllokimit të institucioneve”, ka thënë Peci. /Gazeta Enigma/

Related Articles