Ministrit i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se zyrtarisht ka filluar repelimi i kafshëve me “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo”, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka njoftuar se repilimi kundër kësa sëmujndjeje ka filluar në fshatin Lubizhdë të Malishevës.
Peci përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo do të vazhdojë edhe në komunat tjera që konsiderohen si më të rrezikuarat pos Malishevës, si Rahoveci, disa fshatra të Klinës dhe Suharekës.
“AUV po ekzekuton masën e repelimit në të gjitha fermat blegtorale në zonat e rrezikuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ekipet mobile po vizitojnë derë më derë fermat për repelimin e kafshëve”.
“Preparati i përdorur është i sigurt për kafshët dhe ekipet në terren janë profesionale. Inspektorët e AUV-it dhe ata komunalë do të monitorojnë dhe lehtësojnë zbatimin e fushatës”, ka thënë Peci.
Peci i ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë për një rezultat sa më të mirë në luftimin e kësaj sëmundjeje. /Gazeta Enigma/