Peci: Jam i bindur që do të fitoj të dielën

Peci: Jam i bindur që do të fitoj të dielën

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Guxo-s, Faton Peci, ka deklaruar se është i bindur që më 9 nëntor del fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune.

Kështu ka thënë ai në emisionin “DPT te Fidani”, derisa shtoi se kjo bindje i vjen si pasojë e daljes në sipërfaqe të një skeme të organizuar kriminale, e që sipas tij, ishte e orkestruar kundër tij.

“Jam i bindur që do të fitoj të dielën, për shkak se tashmë ka dalë në sipërfaqe skema e organizuar kriminale, që ka qenë e orkestruar kundër meje. Kështu që jam i bindur që qytetarët përfundimisht, edhe ata që kanë qenë në dilema, edhe ata që kanë abstenuar, edhe një numër i madh i tyre që kanë pasur orientim të madh pro kandidatit të Vetëvendosjes”, u shpreh Peci.

Këtë të diel, Peci përballet në balotazh për të parin e Mitrovicës me kandidatin nga radhët e PDK-së, Arian Tahirin.

Related Articles