Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës, tha t’i ketë mbërrirë nivelet e publicitetit të Albin Kurti, për çka madje tha se vetë ky i fundi i ka thënë “në humor” se po e rivalizon në shpeshtësinë dhe sasinë e sulmeve ndaj tij.
“Kryeministri më tha, je tu më rivalizu kohëve të fundit, se nuk po dihet cili po sulmohet më shumë a ti a une. Nuk po dihet për momentin cili po sulmohet më shumë. Kjo ka logjikë dhe shpjegim”, tha Peci në Klan Kosova.
“Rezistencë kam në maksimum ndaj të keqes, nuk i frikësohem kurrëkujt. Unë i kam mbajt parimet me rigorizitet dhe i tillë do të jem tërë jetën. Jam prej njerëzve ma të votum në Kosovë, por kjo nuk ma ka ndryshu kurrgjë stilin e jetes, Parimet për mua janë diçka e shenjtë, për të cilat nuk bëjë kompromiset. Te puna e arrogantit dhe mendjemenadhit, unë jam çai djali që kam shku te çdo fermer, i kam math çizmet e hy në shtallë…nëpër lloç, e kam marrë kingjin në prehen, lopën e kam kap për bishti, her për brina. Me luftu stigmën te të rinjt që të mos merren me bujqësi”, tha Peci.