Peci në takim me homologun e tij gjerman, kërkon mbështetjen e BE-së në bujqësi

Peci në takim me homologun e tij gjerman, kërkon mbështetjen e BE-së në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është takuar sot me ministrin e Ministrisë Federale së Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Cem Ozdemir.

Gjatë këtij takimi, ministry Peci theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e bujqësisë, e konkretisht Kosovës, që në një të ardhme të afërt të ofrohet qasja direkte në fondet e para-anëtarësimit IPARD.

“E njoftova Ministrin Ozdemir për hapat e ndërmarrë me qëllim të lehtësimit të situatës dhe rritjes së përkrahjes për bujqit tanë përmes programeve tona mbështetëse, duke e shndërruar bujkun e Kosovës, në bujkun financiarisht më të përkrahur në rajon”, shkroi Peci në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

E pranishme në këtë takim multilateral ishte edhe Ministrja e Bujqësisë së së Shqipëris, Frida Krifca, si dhe Ministri i Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Nikollovski.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Konferencës Ministrore “Të bashkuar për Sigurinë globale Ushqimore” të G7 në Berlin, për të adresuar shqetësimin global lidhur me sigurinë ushqimore, zinxhirin e shkëputur të furnizimit për shkak të agresionit rus në Ukrainë si dhe rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore, gazit, naftës e të ngjashme.

Related Articles