Peci njofton për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë të Jugut

Peci njofton për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë të Jugut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se vendimi i radhës i komunës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Në një postim, kryetari Peci ka theksuar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike në komunë.

Ai ka bërë një apel të qartë për qytetarët që të mos uzurpojnë hapësirat publike, duke shtuar se cilido që shfrytëzon apo ka uzurpuar hapësirat komunale në mënyrë të kundërligjshme, do të përballet me pasojat ligjore.

Related Articles