Ministri Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi se nuk sheh mundësi që ne të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ku shkaktar do të jetë drafti i asociacionit ose mundësia e themelit të tij për shkak se siç tha, deri te një presion aq i qartë mund të vijë atëherë kur kemi dakordim të palëve.
“Unë nuk mendoj që drafti i asociacionit është shkaktari që ne mund të shkojmë potencialisht në zgjedhje të parakohshme. Diku në gusht ose shtator Kosova i shpall zgjedhjet për shkak se janë afatet kohore që të realizohen dhe në një rrethanë të tillë të zgjedhjeve të rregullta presidentja ka për detyrë kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet”, deklaroi ministri Peci në emisionin Rubikon në Klan Kosova.