Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se një pronë e ministrisë që e drejton ishte bartur te qytetari serb me emrin Jovica Deniq.
Në emisionin “DPT Te Fidani”, Peci ka pretenduar se Deniq ishte person i uniformuar në periudhën e Slobodan Millosheviqit në Kosovë.
“Rasti më flagrant që me insistimin tonë kemi arritur të kthejmë pronën e ministrisë së Bujqësisë është rasti i Jovica Deniqit. Është serb që sipas informacioneve disa qytetarë të rëndomtë i kanë ndarë me mua, është person që ka qenë i uniformuar në periudhën e Millosheviqit në Kosovë”, ka thënë ministri Peci.
“Dhe në vitin 2020 i është bartur prona e ministrisë në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, afër urës së autostradës që me gjasë është diku edhe kufiri administrativ mes Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, në të cilën 1 hektar e 34 ari në vlerë me çmimin e tregut diku 4 milionë euro”.
Gjatë emisionit ai ka sqaruar edhe mënyrën se si është bartur kjo pronë.