Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë.
Ministri përmes disa fotografive, ka theksuar se me shtetin suedez takimi është zhvilluar për bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror.
“Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve”, ka thënë ndër tjera ministri Peci.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam takimin vjetor mes Suedisë dhe Kosovës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror!
Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve.
Nga viti 2021 deri në 2023, kemi pyllëzuar rreth 1.5 milion fidane ndërsa në kontekstin e digjitalizimit jemi në proces të investimit të1.5 milionë eurove për realizimin e Kadastrit Pyjor.
Po hartojmë planin kombëtar për menaxhimin e gjuetisë, faunës së egër dhe ekoturizmit, dhe kemi krijuar 7 njësi emergjente për trajtimin e zjarreve pyjore.
Sektori pyjor kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit e në këtë mënyrë synojmë zbatimin e Objektivit të 15-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Duaj dhe ruaj pyjet!