Peci takon homologun e tij në Katar

Peci takon homologun e tij në Katar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya.

Sipas një komunikate të kësaj ministrie, në këtë takim ministrat u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.

“Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës”.

Related Articles