Peci tregon se për kë ishte shprehja “hajvan” nga ana e Kurtit

Peci tregon se për kë ishte shprehja “hajvan” nga ana e Kurtit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një deklaratë për media ka komentuar shprehjen “hajvana” të kryetarit të VV-së, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij përgjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Peci në “DPT te Fidani”, tha se Kurti nuk iu ka referuar me këtë fjalë liderëve të partive politike e as strukturës politike, kjo fjalë iu referua një eksponenti të LDK-së, e që sipas tij ai quhet Visar.

“Në rast se një fjalë, sikur ka qenë ajo [hajvana], që nuk po du me e citu, nuk ka qenë as për liderët politikë e as për skenën politike, i është referuar një eksponenti të LDK-së, i cili ka bërë  pjesë në shpalosjen e programit të ekonomisë, ku pjesë e fjalimit të kryeministrit në kremten tonë të fitores së 9 shkurtit, i është referuar pjesës së njërit prej zotimeve të tij, ka qenë që ma e lartë do të jetë buxheti sesa GDP, gjë që është e pamundur. Më duket se emrin e ka Visar”, u shpreh Peci.

Related Articles