Fitor Ollomani, drejtor i zyrës Arsimore në Kukës, është 35-vjeçari, i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm te Ura me Harqe në Milot.
Mësohet se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.
Mjeti, i cili po drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur. Ata janë dërguar për në spitalin e Traumës.
Dëmet që kanë pësuar mjetet e përfshira në askident janë të frikshme, raporton faktor.