Peja e mposht thellë Ponte Prizrenin në palestrën “Karagaçi”

Peja e mposht thellë Ponte Prizrenin në palestrën “Karagaçi”

Peja ka marrë një fitore të thellë në gjysmëfinalen e tretë ndaj Ponte Prizrenit, teksa kanë marrë fitore me rezultat prej 108:85 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Pejanët që në çerekun e parë filluan furishëm, duke e mbyllur atë me 30:22. Ndërsa në çerekun e dytë prizrenasit arritin t’i bënin ballë pejanëve, por prap në fund ia rrëmbyen nga duartë franksionin e dytë, duke u mbyllur 22:18 në favor të vendasëve dhe shkuan në pushim me rezultatin që tregonte në semafor 52:40.

Çereku i tretë ishte bindshëm nga të besuarit e Radoviqit, duke bombarduar nga çdo anë me Dardan Berishën nga pozita tre, e nga ajo dy nga Walters, Shoshi e Dendy, me epërsi të lartë prej 14-të pikëve 30:16. Ndërsa pjesën e fundit të dy skuadrat i dhënë hapësirë edhe talentëve të tyre, pasi që rezultati për t’u rikthyer ishte tepër i lartë. Kjo pjesë i takoj prizrenasve me rezultat 29:26, kurse në semafor rezultati tregonte 108:85.

Me të dalluarit për Pejën ishin Brandon Walters me 29 pikë e 17 kërcime, Dardan Berisha me 22 pikë e 8 asistime dhe Shoshi me 17 pikë e 8 kërcime.

Ndërsa te Ponte Prizreni me të dalluarit ishin Vaughn me 30 pikë, Taliaferro me 18 pikë dhe Myles me 15 sosh.

Këto dy skuadrat do të takohen prap në Karagaç, pasi do ta zhvillojnë ndeshje ne tyre të katërt. Pejanët kanë mundësi me një fitore eventuale të kalojnë në finale, ndërsa prizrenasit do ta kërkojnë triumfin për të caktuar finalistin në Prizren, Gazeta Sheshi.

Related Articles