Pejani kapet me djalin për gomat e veturës, e sulmon gruan që ndërhyri ta ndalojë

Pejani kapet me djalin për gomat e veturës, e sulmon gruan që ndërhyri ta ndalojë

Një rast i cilësuar si dhunë në familje, ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një person është futur në sherr me babanë e tij, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur pasi babai është kapur me të birin për shkak të një debati lidhur me gomat e veturës.

Për ta qetësuar situatën, ka ndërhyrë gruaja e të dyshuarit, por e njëjta e ka pësuar pasi burri e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka tentuar ta rrah edhe djalin.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles