Një person është arrestuar nga Policia në Pejë.
I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur anëtarë e familjes.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 03.02.2023-22:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e diturnë raportin 24 orësh të Policisë.