Pejë: Arrestohet një person për materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

Pejë: Arrestohet një person për materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një person nën dyshimin për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Njoftimi:

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”

Pejë, 21 maj 2026- Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas një pune intensive hetimore, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë i dyshuari me inicialet A.B., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht veprave penale që cenojnë integritetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Related Articles