Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.