Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift në Pejë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se 39-vjeçarja ka deklaruar se i shoqi e ka sulmuar fizikisht dhe e njëjta më pas ka kërkuar që të shkojë në shtëpinë e prindërve të saj.
Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 42-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.