Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhjetorit

Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhjetorit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë më 22 dhjetor, rreth orës 13:50, ishte informuar se në rrugën “Ahmet Gjikolli” kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.

Njësitët policore i ishin përgjigjur menjëherë rastit, ku në vendin e ngjarjes kishin hasur viktimën, të plagosur nga arma e zjarrit.

Ai menjёherё ishte dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pёr tretman mjekёsor.

I dyshuari i kёtij rasti ishte larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur.

Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kishin punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt.

Sot rreth orёs 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar në stacion policor.

Ai ka dorёzuar edhe armёn se bashku me tre fishekë, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale.

I dyshuari u intervistua nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe, me aktvendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Related Articles