Një person është arrestuar në fshatin Lutogllavë të Pejës, pas ii njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime të lehta trupore.
Sipas policisë, sulmi kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për pronë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GazetaEnigma/