Pejë: Dyshohet se rrahu nënën, arrestohet shtetasi turk

Pejë: Dyshohet se rrahu nënën, arrestohet shtetasi turk

Të hënën në Pejë, një shtetas turk ka përfunduar me pranga në duar.

Kjo pasi ai dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

“Viktima femër shtetase e Turqisë ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili është edhe përdorues i narkotikëve ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles