Pejë: Hajnat ua vjedhin demat në vlerë të 7 mijë eurove

Pejë: Hajnat ua vjedhin demat në vlerë të 7 mijë eurove

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri te qytetarët dhe bizneset e ndryshme.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryshec të Pejës, ku hajnat kanë hyrë në stallën e bagëtive që është në pronësi të familjes Berisha dhe kanë vjedhur katër dema.

Sinjali mëson se pronari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se të dyshuarit kanë hyrë në stallë nga një dritare e banjës, teksa sipas tij vlera e dëmit kap shifrën e rreth 7 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles