Pejë: Hetimet për vrasjen e Gjyljeta Ukellës në fazën finale të Prokurorisë

Pejë: Hetimet për vrasjen e Gjyljeta Ukellës në fazën finale të Prokurorisë

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur më 16 prill në Pejë, ku Edmond Lajqi dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij Gjyljeta Ukellën.

Lidhur me rastin Prokuroria e Pejës, është në fazën finale të hetimeve.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi tha se janë në pritje të analizave të ADN-së nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes se rëndë, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe jemi në fazën finale të procesit hetimor. Prokurorja e çështjes, nga data 29 prill 2024, ka urdhëruar Agjencionin Kosovar të Forenzikës, për analiza të ADN-së dhe përkundër disa kërkesave të vazhdueshme nga prokurorja e shtetit, ky institucion ende nuk ka kthyer rezultatet e kërkuara”, tha Nikqi

Ai theksoi se me pranimin e këtyre rezultateve, do të kompletohet procesi hetimor edhe do të ngritet aktakuza për të pandehurin

Related Articles