Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Policia e ka ndaluar një grup të njerëzve nga Sanxhaku me targa NP, që kishin ardhur për të marrë nuse.
Ata kishin të vendosur flamurin e Palestinës.
Lidhur me rastin është deklaruar policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tha se një person është shoqëruar në polici.
“Personi është intervistuar. Në dëshminë e tij ai theksoi se flamuri e Palestinës e ngatërruan me atë të Sanxhakut, Nozi Pazarit apo boshnjak”, tha ai.
“Flamuri është konfiskuar me urdhër të prokurorit”, theksoi ai.
“Ata kanë hyrë nga Bërnjaku. Pas orës 14:00, policia ka ndaluar disa vetura me flamuj të Palestinës, rrugë transit. I ka ndaluar dhe legjitimuar, pesë apo gjashtë vetura. I ka pyetur”, shtoi zëdhënësi i policisë.