Pejë: Ngritet atakuzë ndaj 3 personave për fajde

Pejë: Ngritet atakuzë ndaj 3 personave për fajde

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave dhe atë të pandehurve, H.T, dhe A.V për veprën penale “Fajdeja”, dhe kundër të pandehurit, A.Ç, për veprën penale “Ndihma e kryerjes se veprës penale fajdeja”, dhe veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzë, të pandehurit H.T. dhe A.V., nga janari i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 15 shtator të vitit 2021, i kanë dhënë shuma të ndryshme të parave me kamatë viktimës.

I pandehuri H.T, nga muaj janar 2020 e në vazhdimësi deri më datën 15.09.2021 në Deçan, duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit i jep këtij të fundit para me kamatë në shuma të ndryshme, me vlerë të përgjithshme 18.200 €, për të cilat i dëmtuari çdo fillim të muajit deri me datën 3, me përjashtim të vonesave për të cilat gjobitej, paguan nga 2.000 € fajde, ashtu që deri më datën 15.09.2021 i pandehuri H.T, realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000 € pa e llogaritur shumën bazë ku së bashku me të i pandehuri ia kërkon edhe 25.000 € dhe ia ndal fajdenë”.

I pandehuri A.V., në fillim të muajit janar 2020 në fshatin Llabjan Komuna e Pejës, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, i jap atij para me kamatë në vlerë të përgjithshme 10.000 €, mirëpo për shkak të vonesave ia kërkon 15.000€, për të cilat i dëmtuari në emër të kamatës, duke përjashtuar vonesat, çdo muaj paguan nga 2.200€ dhe atë 1.000€ çdo fillim muaj dhe 1.200€ me datën 16 të secilit muaj, për çka gjer me datën 15.09.2021 i pandehuri A.V., realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000€ dhe ia kërkon edhe 5.000€ fajde dhe 10.000€ të borxhit.

Kurse, i pandehuri A.Ç., sipas aktakuzë, ka aranzhuar takimet dhe me dashje ka ndihmuar të pandehurin H.T. për të kryer veprën penale “Fajdeja” nga janari i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.

Po ashtu, i pandehuri A.Ç., akuzohet edhe për veprën penale “Kanosje”, sepse më datë 15 shtator të vitit 2021, kanos seriozisht viktimën derisa ishe me të njëjtin në veturë, për t’u takuar me të pandehurin H.T., gjatë rrugës e kanos seriozisht me fjalë se do t’i shkaktoj një të keqe.

Related Articles