Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë ditën e sotme në Pejë.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes”, tha Gashi.