Pekini dridhet në dhjetorin më të ftohtë të regjistruar që nga viti 1951

Pekini dridhet në dhjetorin më të ftohtë të regjistruar që nga viti 1951

Kryeqyteti kinez, Pekini, ka përjetuar dhjetorin e më të ftohtë që nga viti 1951.

Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10C këtë muaj.

Ka qenë një vit ekstremesh në kryeqytet: gjashtë muaj më parë, Pekini regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit – pak më shumë se 40 gradë Celsius.

Kina është goditur nga disa valë të motit jashtëzakonisht të ftohtë tashmë këtë dimër, raporton BBC.

Kryeqyteti kinez i është dashur të përballet edhe me reshjet e bores.

Disa pjesë të Japonisë veriore janë përfshirë reshje të mëdha dëbore dhe Koreja e Jugut po lufton me temperatura të ulta.

Nuk është e qartë se si po përballen njerëzit në Korenë e Veriut.

Related Articles