Pendarovski për ‘non-paper’: Propaganda e vendeve të treta nuk përjashtohet

Pendarovski për ‘non-paper’: Propaganda e vendeve të treta nuk përjashtohet

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për përfitimet që ky shtet i ka nga anëtarësimi në NATO.

“Prej mësimeve të nxjerra nga historia më e re, është rëndësia e paralajmërimit të hershëm, posaçërisht kur sfidat janë të ndara dhe më të komplikuara, duke përfshirë këtu luftën cyber dhe hibride, ose sfidën më të re – menaxhimin e pandemisë që përveç pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike ka edhe pasoja në siguri”, tha Pendarovski.

Sipas tij, e rëndësishme për stabilitetin e bashkësisë transatlantike është kohezioni mes partnerëve për shkak se, siç thotë Pendarovski, asnjë problem në Ballkan nuk do të ishte zgjidhur në këto tre dekada nëse nuk janë përfshirë SHBA dhe Evropa.

Pendaroski foli edhe për non-papers ku përmendet Ballkani Perëndimor.

Sipas tij, asnjë Qeveri përgjegjëse ose politikan evropian nuk do të mbështesë një ide të rrezikshme, por siç thotë Pendarovski, propaganda e vendeve të treta nuk përjashtohet.

“Jetojmë në shekullin e 21-të dhe duhet të mendojmë të bëjmë plane për të ardhmen. Ballkani pas komunizmit humbi miliona të rinj të cilët ikën në vendet ku historia është e pranishme në libra dhe jo në rrugë”, tha Pendarovski.

Related Articles