Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, gjatë ditës së sotme qëndroi në Kosovë.
Atë e priti, me ceremoni zyrtare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
E gjatë ditës u prit edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.
Nga Kosova, Pendarovski tha se shteti fqinj duhet vetëm me dialog t’i zgjidhë problemet me Serbinë, për një marrëveshje që nuk i dëmton palët, por as shtetet fqinje.
Kurse, për iniciativën “Ballkani i hapur”, Pendarovski tha se kësaj ideje i mungon bashkëpunimi mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se pa futjen e të gjithave nuk do të ketë sukses.