Forcat Mbrojtëse të Izraelit, kanë thënë se rreshteri major Mohammad Alatrash është vrarë dhe se trupi i tij po mbahet nga Hamasi.
Me vdekjen e 39-vjeçarit, numri i pengjeve që besohet se janë ndarë nga jeta që nga 7 tetori, kap shifrën prej 42.
Në një përditësim të datës 8 qershorë, nga zyra e krymenistrit izraelit është thënë se të paktën 41 pengje nga sulmi i 7 tetorit, besohej se ishin të vdekur, me trupat e tyre të mbajtur në Rripin e Gazës.
Sipas raportimit të mediave të huaja, nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të zhdukura kanë thënë se do të qëndrojnë pranë familjës së Alatrashit derisa eshtrat e tij të kthehen në Izrael. /Gazeta Enigma
Pengjet izraelite, numri i të vdekurëve thuhet se ka arritur në 42
