Ka qarkulluar dje një video ku një shofer shihet teksa pengonte qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.
Pas publikimit të videos është aktivizuar Njësia për Kontroll të Autostradave e cila ka identifikuar shoferin e automjetit të tipit “Corsa”, i cili me lëvizjet e tij ka penguar rrjedhën normale të trafikut.
Policia ka bërë të ditur se shoferi i veturës është gjobitur me 50 euro për shkeljen e bërë në trafik.