Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupi i një pengu i cili u vra derisa mbahej rob nga grupi terrorist Xhihadi Islamik, i është kthyer familjes.
Viktima Elad Katzir u rrëmbye nga Xhihadi Islamit gjatë sulmeve të 7 tetorit kanë bërë të ditur Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Përveç Eladit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se më 7 tetor ishte rrëmbyer edhe nëna e tij, Hanna, por që e njëjta ishte liruar më 24 nëntor, ndërsa babai i tij, Avraham, ishte vrarë.
“Ne morëm një lajm të keq. Elad u soll në Izrael sonte [mbrëmë], pasi u vra në robëri”, tha motra e Eladit, shkruan CNN.
Ajo gjithashtu ka kritikuar udhëheqjen izraelite se nuk ka bërë sa duhet për të sjellë pengjet në shtëpi.
“Ai mund të ishte shpëtuar nëse një marrëveshje do të ishte bërë me kohë. Udhëheqja jonë është frikacake dhe e udhëhequr nga konsideratat politike dhe kjo është arsyeja pse nuk ndodhi”, tha ajo.
Sipas autoriteteve izraelite, 133 pengje vazhdojnë të mbahen në Gaza, ku 129 besohet se janë rrëmbyer më 7 tetor, ndërsa 99 besohet se janë gjallë.