“Penjtë kemi me ua këput, këngët i mbajmë për atdhe e dashni” – A po i çon Abdixhiku selam VV-së?

“Penjtë kemi me ua këput, këngët i mbajmë për atdhe e dashni” – A po i çon Abdixhiku selam VV-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të martë ka prezantuar kandidatët për deputetë dhe po shpalos programin politik të partisë.

Në fjalën hyrëse, kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku tha se Kosova ishte në drejtim të një qeverie që e ka humbur shumicën dhe drejtimin.

“Vendi është me një qeveri që e ka humbur shumicën, besimin dhe besa edhe drejtimin. E vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë, Kosova sot nuk është vetëm në krizë politike, por edhe në krizë besimi”, tha Abdixhiku. 

Ai ndër tjerash deklaroi se LDK vjen me traditë e vizion të qartë, duke shtuar se “penjtë kemi me jau këput”.

“Pse ne, pse Lidhja Demokratike e Kosovës, pse ky ekip i yni, dhe pse vizioni ynë? Përgjigja është e thjeshtë. LDK nuk vjen as për hakmarrje, nuk vjen as me mllef, as me improvizim, as me cring-in e këngëve me pushkë, as penjve që duhet leshu”.

“E themi se penjtë kemi me jau këput, këngët i mbajmë për atdhe e dashni, e veten, LDK-në, e kemi për shtet e Republikë”.

“LDK ka qenë forca e normalitetit në kohë të krizave, forca e qetësisë në kohë të përplasjeve, forca e Republikës kur të tjerët luanin me shtetin”, tha Abdixhiku.

Related Articles