Të moshuarit, këtë të premte, i kanë marrë pensionet me një 100 euro më shumë.
Vendimi i kryeministrit Albin Kurti, që t’i shpërblejë për muajin mars, po i pëlqen dikujt.
“Këtë moment e mora pensionin, paskan dalë edhe ato 100 euro që na i ka qitë qeveria”, ka thënë një qytetar.
E dikush e ka hallin për muajt e tjerë.
“Për një muaj është mirë, por për muajin tjetër nuk është mirë”, ka thënë një tjetër qytetar.
Studentët dhe punëtoret e sektorit privat e publik pritet ta marrin të njëjtën shumë në fund të muajit prill.