Pensionistët serbë të veriut nesër dalin në rrugë, shkak ‘ndalimi’ i dinarit nga autoritetet kosovare

Pensionistët serbë të veriut nesër dalin në rrugë, shkak ‘ndalimi’ i dinarit nga autoritetet kosovare

Pensionistët e komunitetit serb në Mitrovicën Veriore kanë paralajmëruar një protestë për nesër e cila lidhet me çështjen e dinarit serb.



Se protesta është paralajmëruar edhe në Polici e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani.

Ai tha se kanë pranuar një njoftim për mbajtjen e kësaj proteste në orën 12:00. Thirrja për protestë është bërë edhe përmes rrjetit social në Facebook.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara.

Madje, kryeministri Albin Kurti, ka nisur sot “fushatën” e tij informuese për dinarin, për serbët e Kosovës, duke folur në gjuhën serbe, ashtu siç tha se do të bëjë edhe kur foli të enjten në KS të OKB-së në New York.

Related Articles