Pentagoni: Një sulm amerikan kundër një anijeje të dyshuar për drogë vrau gjashtë persona

Pentagoni: Një sulm amerikan kundër një anijeje të dyshuar për drogë vrau gjashtë persona

Një sulm amerikan kundër një anijeje të dyshuar për drogë vrau gjashtë të dyshuar si “narko-terroristë” në Karaibe, tha të premten Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth. Ky është njëri prej operacioneve të fundit në fushatën e presidentit amerikan Donald Trump kundër drogës në rajon.

Në një postim në X, Hegseth tha se ky ishte sulmi i parë i kryer natën si pjesë e fushatës që filloi në shtator. Sulmi u zhvillua gjatë natës dhe anija operohej nga banda “Tren de Aragua”, shtoi ai.

Ndërsa Hegseth nuk dha asnjë provë se çfarë mbante anija, ai postoi një video afërsisht 20-sekondëshe që dukej se tregonte anijen në ujë përpara se të goditej nga të paktën një predhë dhe të shpërthente.

Trump tha të enjten se administrata e tij planifikon të informojë Kongresin Amerikan mbi operacionet kundër karteleve të drogës dhe se, edhe pse nuk kishte nevojë për një deklaratë lufte, operacionet kundër karteleve në tokë do të ishin të radhës.

Ushtria amerikane ka rritur praninë e saj në Karaibe, duke përfshirë vendosjen e shkatërruesve me raketa të drejtuara, avionëve luftarakë F-35, një nëndetëse bërthamore dhe mijëra trupa, shkruan Reuters

Related Articles