Pentagoni ka refuzuar të japë detaje në lidhje me bisedën e parë në pesë muaj mes Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin dhe homologut të tij rus.
Të premten, Pentagoni tha se Austin ka theksuar nevojën për linja komunikimi në mes të luftës në Ukrainë.
Por, një zëdhënës i Pentagonit tha në një konferencë televizive se Austin realizoi biseden me Sergei Shoigu, duke shtuar se ishte një mundësi e mirë që të dy palët të flasin, pa shpjegur arsyen.
Nuk u bë e ditur se kishte të planifikuar edhe ndonjë bisedë shtesë mes të dyve.
Kujtojmë se, Shoigu, i emëruar në vitin 2012, është një nga aleatët më të ngushtë të Putinit.