Penza me fitore të thellë ndaj Kastriotit

Penza me fitore të thellë ndaj Kastriotit

Penza ka regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje në Superligën e Femrave, duke mundur Kastriotin me rezultat 16 -131, ndërkohë që për skuadrën ferizajase ishte humbja e katërt.

Kampionet dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te Penza u dalluan pesë basketbolliste: Rael Whitsitt me 34 pikë e 17 kërcime, Jeta Zeka me 20 pikë e 12 kërcime, Diedona Halitaj me 23 pikë e 15 asistime, Vanesa Bojku me 16 pikë dhe 11 topa të vjedhur dhe Ermelinda Gjukaj me 24 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka mundur Trepçën në udhëtim 42 – 70, ku tre periodat e parë ishin të barabartë, por në atë të fundit, u bë dallimi 4 : 32.

Te skuadra kuqezi u dalluan Viola Tanushi me 14 e 12 kërcime, Anila Selmani me 11 pikë e 15 kërcime dhe Rina Hoda me 19 pikë. Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje.

Të premten mbrëma ishte zhvilluar derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fituan vashat prishtinase 77-61, duke regjistruar fitoren e katërt, kurse vashat prizrenase kanë dy fitore dhe dy humbje.

Related Articles