Pepi Çunmulaj kërkon falje dhe jep shpjegimin e saj, pas publikimit të fotografisë duke puthur posterin e Vuçiqit

Pepi Çunmulaj kërkon falje dhe jep shpjegimin e saj, pas publikimit të fotografisë duke puthur posterin e Vuçiqit

Motra e modeles, Emina Çunmulaj, Pepi, pas publikimit të fotografisë ku shfaqej duke e puthur posterin e presidentit serb, ka reaguar për herë të parë pas shperndarjes së kësaj fotografie në përkrahje të Vuçiqit.

Përmes një shkrimi të gjatë në logarinë e saj në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.

“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë sulmojnë motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët. Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet” – deklaron mes tjerash Pepi.

Ajo teksa i kërkon falje bashkëkombësve të saj, mes tjerash kujtohet që tash Vuçiqin ta quajë “kriminel”.

Ndërkohë, Prive.al posedon një tjetër postim të saj përkrahës ndaj ish-ministrit të Slobodan Milosheviq, i cili siç deklaron vetë ajo, duket të ketë qenë në kuadër të “sarkazmës” që me gjasë ndjekësit e Pepit dhe ne, gjithmonë sipas saj, e kemi “keqkuptuar”, njofton Prive.al.

Related Articles