Çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë shtrenjtuar tejmase javëve të fundit. Lëvizja e këtyre çmimeve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm nga 28 marsi deri më 8 maj 2022 ka pësuar ndryshime.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar statistikat e lëvizjes së çmimeve të disa prej produkteve vetëm në periudhën 10 ditore.
Çmimi i produktit të makaranova është rritur për 7 centë në 10 ditëshin e fundit, mielli i grurit është rritur për 31 centë përkatësisht 1 euro e 6 centë.
Rritje ka pasur edhe në produktin e mishin të gjedhit për 84 centë, ndërkaq mishi i bardhë i zogut të pulës është rritur dukshëm për 1 euro e 4 centë.
Edhe çmimi i gjizës është rritur për 26 cent në 10 ditëshin e fundit si dhe vaji ushqimor i lulediellit për 24 centë.
Poashtu patatja e re, sheqeri, kafeja dhe çaji janë shtrenjtuar.