Për 24 orë ngriten 65 aktakuza

Për 24 orë ngriten 65 aktakuza

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 81 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se 10 prej tyre janë për dhunë në familje.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 20 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 12 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë aktakuzë kundër nëntë personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për “Dhunë në familje”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për “Dhunë në familje”.

Related Articles