Për 321 ditë u shtir si kufomë në TikTok me qëllimin e vetëm për t’u vënë re nga bota e televizionit dhe kinemasë dhe më në fund ia arriti qëllimit.
Josh Nalley, një 42-vjeçar nga Kentaki, tashmë do të jetë i pranishëm në sezonin e ri të serialit CSI: Vegas , ku do të bëjë atë rol që bën më së miri, do luajë të vdekurin.
“Rrallëherë gjejmë një aktor kaq të përgatitur për të luajtur rolin e një kufome si Josh”, tha një nga producentët e serialit për gazetën The Post.
“Nuk më pëlqen të flas në kamera, por mund të shtrihem dhe të hiqem sikur kam vdekur shumë lehtë. Pasi e kam bërë këtë gjë në më shumë se 300 postime dhe dita ditës jam përmirësuar,” tha aktori i kufomave për Courier Journal .