Nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit maj, Komuna e Pejës ka shpenzuar 8 mijë euro për dreka zyrtare. Saktësisht, 7 mijë e 958 euro u shpenzuan nga buxheti i komunës për pesë muaj.
Kjo shuma është bërë e ditur pas kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në dokumente publike.
Mbi 1 mijë e 200 euro u hargjuan në Hotel Dukagjini për të pritur një delegacion nga Kozenca.
Ndërsa, 921 euro u shpenzuan me rastin e pritjes së delegacionit të ShBA’së.
Kurse, për drekat dhe koktejin e festave të fundvitit, Komuna e Pejës shpenzoi plot 1 mijë e 231 euro.