Për çka festuan sot Abdixhiku i LDK-së e Krasniqi i PDK-së

Për çka festuan sot Abdixhiku i LDK-së e Krasniqi i PDK-së

Sot është ditë shumë e veçantë dhe e lumtur si për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, po ashtu edhe kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, raporton Gazeta “Enigma”.

Vajza e Abdixhikut, Era, sot mbushi 10 vjet jetë, ndërsa Mali, djali i Krasniqit sot ka mbushur 13 vjet jetë.

Për këtë moment të veçantë, Abdixhiku shkroi në Facebook vargjet më të mira për vajzën e tij, dhe krahas tyre ndau edhe një foto të saj.

“Çika jonë Era, na i mbushi sot një dekadë. Plot 10 vjet. Koha fluturon shpejtë; ardhja e saj më duket se ka ndodhur dje. Si fëmija ynë i parë – e si një bekim i rrallë në jetën tonë – Era na mësoi ndjenjat më të thella të dashurisë dhe përkushtimit. Me të mësuam si të jemi prindër, me të u pjekëm edhe ne. Erushe të duam pafund. Sot, nesër e përjetë. Mu rrite”, ka shkruar kreu i LDK-së.

May be an image of 1 person, child and text

Edhe Krasniqi ndau një fotografi bashkë me djalin, duke treguar se mbushi plot 13 vjet jetë.

“Mal, shoku jem ma i mirë, urime ditëlindjen e 13-të”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles