Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar me numër të madh të pacientëve.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu 10 mijë vizita ambulantore në profile të ndryshme pediatrike.