Për herë të parë në historinë e Britanisë, kryeministri shtroi iftar në parlament për myslimanët

Për herë të parë në historinë e Britanisë, kryeministri shtroi iftar në parlament për myslimanët

Kryeministri britanik  ka festuar Ramazanin në atë që ai e quajti një “kohë të vështirë për myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar” në një iftar në Parlament.

Keir Starmer mori pjesë në “iftarin e madh” të organizuar nga Grupi Parlamentar  për Myslimanët Britanikë për të kremtuar Ramazanin.

Duke folur në këtë ngjarje, Kryeministri falënderoi myslimanët britanikë për kontributin e tyre në “çdo komunitet në Britani” dhe reflektoi mbi “dhimbjen e konfliktit në Gaza” dhe sesi konflikti jashtë vendit “ndikon komunitetet këtu në Britani”.

Ai tha: “E di kjo ka qenë një kohë shumë e vështirë për myslimanët këtu në MB me dhimbjen e konfliktit në Gaza dhe vuajtjet e palestinezëve.

“Unë jam absolutisht i qartë se palestinezët duhet të lejohen të rindërtojnë vendin e tyre dhe ne duhet të qëndrojmë përkrah tyre në këtë përpjekje në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete – e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme për mendimin tim”, tha ai.

Related Articles