E para e Meksikës tash e tutje do të jetë Claudia Sheinbaum.
Kjo e fundit është zgjedhur presidente e vendit, duke bërë kështu që Meksika të ketë për herë të parë një presidente grua.
Sheinbaum në fjalimin e saj të fitorës u tha votuesve: “Unë nuk do t’iu zhgënjej”.
Claudia, ish-shkencëtare e energjisë nga partia e majtë në pushtet ka premtuar se do të vazhdojë të punojë mbi “përparimet” e bëra nga ish- presidenti, Lopez Obrador, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Enigma.
Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor./Gazeta Enigma