Ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të pestë në Dhomat e Specializuara ndaj Salih Mustafës, i cili akuzohet për krime lufte.
Për të tretën herë seanca është kthyer në private me kërkesë të prokurorit Filip Deminqes, i cili e filloi marrjen në pyetje të dëshmitarit.
Prokurori Deminqes : Çfarë uniformash vishnin pjesëtarët e njësisë tuaj?
Dëshmitari: Uniformë të zezë.
Prokurori Deminqes: Dhe e keni fjalën për ushtarët e njësisë tuaj, apo jo?
Dëshmitari: Po.
Prokurori Deminqes: Po policia ushtarake çfarë uniformash vishnin?
Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake kamuflazh.
Ai ka thënë se një njësi tjetër e cila e kishte bazën në Zllashë ka qenë “Skifterët” në të krye të së cilës ai ka thënë se ka qenë komandant Cali.
“Në kohën e ndodhive, a e njihnit Agron Xhemajlin? A ishte pjesëtar i UÇK-së?”, pyeti prokurori para se seanca të kalonte në private.
“Bash mirë s’e di rolin e tij, por mendoj se ka qenë udhhëeqës i policisë ushtarake. Nuk e di sigurt”.
Pas kësaj përgjigje u kërkua që seanca të kalojë në private./Gazeta “Enigma“/