Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur në drejtim të Zvicrës, një ditë para përballjes me përfaqësuesen helvetike.
Zvicra dhe Kosova do të përballen të martën në një ndeshje miqësore me fillim nga ora 18:00.
Futbollistët dhe stafi i kombëtares kosovare janë nisur drejt Cyrihut në orët e mëngjesit të sotëm nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës.
Teksa futbollistët po kalonin përmes tunelit për t’u futur në aeroplan, këngët patriotike nuk mungonin nga ta.
“Për Kosovë, jetën dojmë me dhanë” – ishin disa nga fjalët e tekstit të këngës së njohur patriotike për shtetin e Kosovës.
Disa nga lojtarët e Kosovës u ndalën për t’u dhënë autografet e tyre disa prej punëtorëve të aeroportit.